Kosova
PDK-ja dhe Aleanca ftesë publike Deharit: Nesër jemi prezent në Kuvend nga ora 11:00
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri dhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në një konferencë të përbashkët për media kanë folur për vazhdimin e seancës konstituive për Kuvendin e Kosovës.
Tahiri nga PDK-ja ka thënë se Aleanca i është përgjigjur ftesës së këtij subjekti dhe se shpreson se do t’i përgjigjen pozitivisht edhe të tjerat.
“Jemi këtu t’i bëjmë ftesë publike kryesuesit Dehari por edhe LVV-së e cila po e pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës si rezultat i abuzimit të tyre përmes kryesuesit për të mos e ftuar seancën e cila është obligim ligjor dhe kushtetues për t’u ftuar çdo 48 orë. PDK-ja do të jetë nesër prezente. Edhe Aleanca i është përgjigjur ftesës për të qenë nesër prezente në sallën e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00. Presim që të përgjigjen edhe subjektet e tjera”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Tahiri i Aleancës ka njoftuar se edhe ata do të jenë nesër në Kuvendin e Kosovës nga ora 11:00 teksa bëri të ditur se kanë kërkuar takim me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, në mënyrë që të zhvillohet kjo seancë porse nuk kanë pranuar përgjigje.
“Sot kemi dërguar një kërkesë zyrtare në koordinim me partitë politike që kanë qenë në opozitë, kemi kërkuar takim me kryesuesin Dehari në mënyrë që nesër në ora 11:00 kur të kalon 48-orëshi të ndodhë seanca. Nuk kemi pasur përgjigje dhe asnjë konsiderim të ndodhë Kuvendi. Kur ne e shohim që ka nis shpërbërja e institucioneve duke filluar nga Kuvendi, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse t’i provojmë rrugët institucionale e pastaj t’i bëjmë veprimet tona politike në funksion të kthimit të rendit kushtetues”, ka thënë ai.
Arian Tahiri ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje për këtë ftesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













