Kosova
Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës
Përgjatë tri ditëve, rreth një mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Gjatë vizitës së sotme, bashkatdhetarët u pritën nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, U.D. Presidente Albulena Haxhiu. Ata patën mundësi të takohen edhe me deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit, të cilët i informuan për mënyrën e funksionimit, përgjegjësitë dhe rolin e Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i vendit.
Në kuadër të vizitës, bashkatdhetarët u njohën nga afër me ambientet e Kuvendit, përfshirë sallën plenare, si dhe me historikun dhe rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin demokratik të Kosovës. Në ditën e tretë, vizita në sallën plenare u ndërpre për disa minuta, pasi deputetë të PDK-së dhe AAK-së kishin zënë sallën në një kohë kur nuk ishte e thirrur asnjë seancë.
Aktiviteti tre-ditor krijoi mundësi për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë ndërmjet mërgimtarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, duke mundësuar shkëmbimin e ideve dhe mendimeve.
Përmbyllja e aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend” përcolli mesazhin e rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe mërgatës së saj.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











