Kosova
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët nisen drejt Evropës
Kolona më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, ndërsa në shumicën e pikave të tjera qarkullimi po zhvillohet pa pritje.
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë në drejtim të daljes nga vendi, ndërsa shumë bashkatdhetarë që kanë kaluar pushimet në Kosovë kanë nisur udhëtimin drejt vendeve evropiane. transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata në dalje janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Në Jarinjë, pritjet në dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohen pritje të konsiderueshme, ndërsa qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha.
Pritje edhe në hyrje të Kosovës
Sa i përket hyrjeve në Kosovë, situata është më e qetë dhe nuk raportohen pritje të gjata në shumicën e pikave kufitare.
Pritjet më të gjata në hyrje janë në Muçibabë, ku qytetarët po presin rreth 30 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.
Në Jarinjë, pritjet në hyrje janë rreth 10 minuta.
Fluksi në dalje pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, veçanërisht në pikat kufitare që përdoren më së shumti nga bashkatdhetarët gjatë kthimit drejt vendeve të Evropës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














