Kosova

Mbi tre orë pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë, kolona arrin 500 metra

Përditësohet gjendja në pikat kufitare të Kosovës – pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje nga vendi, ndërsa hyrja në Kosovë vijon me pritje më të shkurtra.

Të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës tregojnë për fluks të shtuar të automjeteve, me pritjet më të gjata të regjistruara në pikën kufitare Dheu i Bardhë, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të përditësuara, mërgimtarët dhe udhëtarët që po largohen nga Kosova përmes kësaj pike kufitare po përballen me pritje prej mbi tre orësh. Ndërkohë, kolona e automjeteve në dalje është rreth 500 metra e gjatë.

Situatë dukshëm më e qetë paraqitet në drejtim të hyrjes në Kosovë. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në territorin e Kosovës janë rreth 20 minuta.

Ndërkaq, në pikën kufitare Jarinjë, pritjet në dalje nga Kosova aktualisht janë deri në 30 minuta.

Gjendja në pikat kufitare mund të ndryshojë në varësi të fluksit të automjeteve dhe përpunimit në kontrollet kufitare./Albinfo.ch