Kosova
Mbi 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë qershorit, rritje prej 10.6 për qind
Turistët e huaj përbëjnë shumicën e vizitorëve në hotelet e Kosovës, ndërsa Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra kryesojnë listën e vendeve të origjinës.
Hotelet në Kosovë kanë shënuar rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë qershorit në hotelet e vendit janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë, prej të cilëve 28.638 vendorë dhe 41.596 të huaj.
Në krahasim me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 63.502 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur për 10.6 për qind.
Rritje është shënuar edhe te numri i vizitorëve të huaj. Gjatë qershorit 2026, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 41.596 vizitorë të huaj, ose 5.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sa i përket netëve të qëndrimit, numri i përgjithshëm arriti në 163.739 net. Vizitorët e huaj realizuan 85.783 net qëndrimi, që përbëjnë 52.4 për qind të totalit, ndërsa vizitorët vendorë realizuan 77.956 net, ose 47.6 për qind.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se numrin më të madh të turistëve të huaj e përbënin vizitorët nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Shifrat e qershorit tregojnë një trend pozitiv për sektorin hotelier në Kosovë, veçanërisht sa i përket numrit të vizitorëve të huaj, të cilët përbëjnë tashmë më shumë se gjysmën e netëve të qëndrimit të regjistruara në hotelet e vendit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












