Lajme
Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Një tjetër sukses për FSK-në dhe një arritje e rëndësishme profesionale për oficerin kosovar në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë.
Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak, transmeton albinfo.ch.
Gjatë periudhës së studimeve në Sandhurst, Nëntoger Derguti është përballur me sfida të shumta profesionale dhe fizike, duke avancuar më tej aftësitë e tij në lidership, disiplinë, planifikim dhe udhëheqje ushtarake.
Diplomimi i tij përbën një arritje të rëndësishme për karrierën e tij dhe një tjetër hap në zhvillimin e kuadrove profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përfundimi i studimeve në Sandhurst shënon një kapitull të rëndësishëm për Nëntoger Dergutin, por njëkohësisht edhe fillimin e përgjegjësive të reja në shërbim të vendit.
Suksesi i tij dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të FSK-së për ngritje profesionale dhe përgatitje sipas standardeve të institucioneve ushtarake të vendeve partnere./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











