Kosova
Kosovë: Nga 1 shtatori aplikohet edhe tarifa e rikyçjes me energji elektrike për konsumatorët e shkyçur
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka bërë të ditur se ka pranuar njoftim zyrtar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për fillimin e zbatimit të një tarife të re për rikyçje në energji elektrike për konsumatorët e shkyçur për shkak të mospagesës së faturës së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit tarifa do të aplikohet nga 1 shtatori i këtij viti, krahas tarifës së shkyçjes e cila tashmë është në fuqi teksa raportohet se kjo tarifë do të aplikohet krahas asaj së shkyçjes e cila tashmë është në fuqi, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, KESCO nuk ka treguar sa është kjo tarifë.
“Sipas njoftimit të OSSH-së, nga 1 shtatori 2026 do të aplikohet tarifa e rikyçjes për konsumatorët që janë shkyçur nga rrjeti për shkak të mospagesës së detyrimeve financiare dhe që kërkojnë rikyçjen e furnizimit me energji elektrike. Kjo tarifë do të aplikohet krahas tarifës së shkyçjes, e cila tashmë është në fuqi, në përputhje me rregullativën e ZRRE-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.
KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që faturat e energjisë elektrike t’i paguajnë brenda afateve në mënyrë që të shmangin “procedurat e shkyçjes dhe kostot shtesë që lidhen me shkyçjen dhe rikyçjen e furnizimit me energji elektrike.”
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












