Lajme
Bllokimi i lëvizjes në kufirin Mali i Zi-Kroaci: Banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët në pritje
Kolonat e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë po vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.
Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg janë krijuar kolona që kalojnë 20 kilometra, mediat lokale kanë njoftuar se pritjet zgjasin deri në 10 orë, me raportime jozyrtare që flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë pritur deri në 28 orë.
Mediat kroate kanë raportuar se banorët e zonës së Konavles kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve dhe pushimin, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm për personat që qëndrojnë prej orësh të bllokuar në trafik, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kroate u kanë bërë thirrje udhëtarëve që, nëse është e mundur, të përdorin itinerare alternative përmes Bosnjë dhe Hercegovinës ose të zgjedhin transportin detar nga Durrësi drejt porteve italiane, në mënyrë që të shmangin kolonat e gjata në kufirin Kroaci-Mali i Zi.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht








