Sporte Luftarake
Kosova kthehet me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik i Xhudos
Xhudistët kosovarë dominuan në disa kategori, duke siguruar pesë medalje të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë
Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik për Seniorë, i cili u mbajt në Tiranë të Shqipërisë, duke fituar gjithsej nëntë medalje.
Xhudistët kosovarë dominuan në disa kategori, duke siguruar pesë medalje të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë.
Në këtë kampionat, rezultate të mira shënuan edhe Arba Hasanaj në kategorinë 70 kg dhe Andi Reshitaj në kategorinë 66 kg, të cilët përfunduan garën në vendin e pestë, raporton rtklive.com
Ekipi kosovar u udhëhoq nga trajnerët Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi, ndërsa drejtësinë në tatami e ndau gjyqtari ndërkombëtar Zymer Zeka.
Në Kampionatin Ballkanik ishte i pranishëm edhe Driton Kuka, në cilësinë e delegatit të Federatës Ballkanike të Xhudos (BJA).
Ky rezultat është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të xhudos kosovare, e cila vazhdon të sjellë suksese të rëndësishme në garat ndërkombëtare.
Medaljet për Kosovën u fituan nga:
Erza Muminoviq – 48 kg
Laurina Gashi – 52 kg
Flaka Loxha – 57 kg
Elvira Ukaj – 70 kg
Dardan Cena – 73 kg
Fatjona Kasapi – 52 kg
Enise Zijade – 57 kg
Shpati Zekaj – 100 kg
Furkan Kelmendi – 60 kg
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












