Futboll
Barcelona rikthen vëmendjen te Fisnik Asllani, shqiptari sërish objektiv i katalanasve
Sulmuesi i Hoffenheimit është rikthyer në listën e dëshirave të Barcelonës, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe RB Leipzig
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani, është rikthyer në radarët e Barcelonës, me gjigantin katalanas që po vazhdon kërkimet për një përforcim në repartin ofensiv, transmeton albinfo.ch.
Paraqitjet bindëse të 23-vjeçarit me TSG Hoffenheim gjatë sezonit të kaluar kanë bërë që drejtuesit e klubit spanjoll ta konsiderojnë sërish si një alternativë serioze. Sipas raportimeve, Asllani vlerësohet si një sulmues që përshtatet me filozofinë e lojës së trajnerit Hansi Flick.
Barcelona fillimisht kishte fokusuar përpjekjet për transferimin e Julian Alvarez, por Atletico Madrid refuzoi të hynte në negociata për shitjen e lojtarit te një rival në La Liga.
Më pas, katalanasit tentuan të transferonin talentin francez Eli Junior Kroupi, duke paraqitur dy oferta për sulmuesin e Bournemouth, por të dyja u refuzuan.
Situata ndryshoi pas dëmtimit të Kroupit, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë. Kjo ka bërë që Barcelona ta rikthejë Asllanin në mesin e objektivave kryesorë për merkaton e verës.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Hoffenheim nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtësisht sulmuesin, ndërsa interesim konkret ka shfaqur edhe RB Leipzig, që synon ta afrojë në radhët e veta.
Sipas raportimeve, Asllani e sheh me sy pozitiv një transferim te Barcelona, por mbetet të shihet nëse klubi katalanas do të arrijë ta fitojë garën për firmën e sulmuesit shqiptar./Albinfo.ch
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova














