Lajme
Rezervuarët zviceranë regjistrojnë nivele dukshëm më të ulëta se zakonisht
Sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Energjisë, rezervuarët zviceranë janë aktualisht të mbushur në 54.3 për qind. Kjo do të thotë se nivelet janë 15.7 pikë përqindjeje më të ulëta se mesatarja në të njëjtën kohë në 20 vitet e fundit, shkruan SRF.
Sa më shumë ujë të ruhet në rezervuarët zviceranë, aq më shumë energji elektrike mund të prodhohet. Shkalla e mbushjes është në përputhje me rrethanat një tregues i rëndësishëm për rezervat hidroenergjetike, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër ka mbi 50 rezervuarë. Liqenet në kantonin e Valais kontribuojnë me 45 përqind në kapacitetin total të magazinimit. Pjesa e rezervuarëve në Graubünden është 22 për qind, ajo e Ticino-s 14 për qind.
Nëse të gjitha rezervuarët e magazinimit në Zvicër mbushen plotësisht, mund të prodhohen gjithsej rreth 8900 gigavat orë energji elektrike.
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova













