Futboll
Thuni shpërthen ndaj Dinamos së Zagrebit: Na eliminuan me lojë josportive
Skuadra zvicerane akuzon kroatët për mungesë “fair play”, ndërsa kartoni i kuq ndaj Marco Burkit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes
Kampioni i Zvicrës, Thuni, ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj Dinamos së Zagrebit pas eliminimit dramatik nga Liga e Kampionëve, duke akuzuar skuadrën kroate për sjellje josportive në një moment vendimtar të ndeshjes, transmeton albinfo.ch.
Thuni ishte në epërsi 2:0 në stadiumin “Maksimir”, por gjithçka ndryshoi në minutën e 67-të, kur kapiteni Marco Burki u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Me një futbollist më shumë në fushë, Dinamo arriti të barazojë rezultatin në 2:2 dhe më pas shënoi edhe golin e fitores 3:2 në vazhdime, duke siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Incidenti që shkaktoi polemika ndodhi pasi mbrojtësi i djathtë i Thunit, Fabio Fehr, mbeti i lënduar në fushë. Portieri Niklas Steffen e nxori topin jashtë loje që futbollistit t’i jepej ndihma e parë.
Në shenjë të “fair play”-t, Fran Topiq i Dinamos ia ktheu topin skuadrës zvicerane, por bashkëlojtari i tij Lukas Kaçavenda ushtroi menjëherë presion ndaj Marco Burkit, ia mori topin, ndërsa mbrojtësi i Thunit ndërhyri me faull. Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, arbitri e ndryshoi vendimin dhe e përjashtoi me karton të kuq.
Pas ndeshjes, trajneri i Thunit, Gian-Luca Privitelli, nuk i kurseu kritikat ndaj Dinamos.
“Ata ishin skajshmërisht jokorrekt. Një karton i tillë i kuq nuk do të jepej në Zvicër”, deklaroi ai.
Edhe futbollisti Justin Roth akuzoi skuadrën kroate për mungesë “fair play”, duke vlerësuar se incidenti ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes dhe në eliminimin e kampionit zviceran nga gara më prestigjioze evropiane për klube./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien Mesfushori 14-vjeçar nga KF Kumanova do të kalojë 10 ditë në testim te një nga klubet... -
Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën? -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi emocionon publikun në Prishtinë: Të performosh në Kosovë është një privilegj i madh -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave










