Kosova
Posta e Kosovës emeton një pullë postare në nderim të Adem Demaçit
"Pulla postare kushtuar Adem Demaçit nderon jetën, veprën dhe idealin e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar”
Sektori i Filatelisë së Postës së Kosovës ka përkujtuar figurën emblematike të historisë së Kosovës, Adem Demaçin, përmes një pulle postare.
Filatelia e Postës së Kosovës në postimin e bërë me këtë rast ka theksuar se pulla postare nderon kontributin e Demaçit për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar.
“Filatelia e Postës së Kosovës përkujdeset të përkujtojë figurat emblematike të historisë sonë. Pulla postare kushtuar Adem Demaçit nderon jetën, veprën dhe idealin e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më 26 korrik në Kosovë është përkujtuar Adem Demaçi, në tetë vjetorin e ndarjes nga jeta.
Adem Demaçi, me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë. Ai ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë politike dhe kombëtare të shqiptarëve.
Gjatë periudhës së Jugosllavisë, Demaçi u angazhua për të drejtat dhe barazinë e Kosovës me republikat e tjera, duke u bërë një nga figurat më të njohura të rezistencës kombëtare. Për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai kaloi 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë, por pas lirimit vazhdoi angazhimin e tij për çështjen kombëtare.
Për qëndresën dhe kontributin e tij, Adem Demaçi u cilësua edhe si “Nelson Mandela i Evropës”. Ai drejtoi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri më 1995, ndërsa në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.
Gjatë viteve 1998-1999, në periudhën e takimeve të Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, Demaçi ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Po ashtu, ai shërbeu si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës gjatë viteve 2005-2007.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














