Lajme
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026”
Vitia do të mirëpresë bashkatdhetarët gjatë verës me një kalendar të pasur aktivitetesh në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës 2026”, i cili do të shtrihet nga 23 korriku deri më 29 gusht. Manifestimi synon të forcojë lidhjet me mërgatën dhe të promovojë kulturën, traditat dhe jetën shoqërore të komunës, shkruan albinfo.ch.
Sipas agjendës së publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, aktivitetet nisin më 23–25 korrik me Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “Nexus”, që do të mbahet në Kabash (Restaurant Arena), duke filluar nga ora 16:00.
Më 30 korrik, në fshatin Debelldeh do të inaugurohen shkronjat monumentale të UÇK-së, në një ceremoni që nis në orën 19:30.
Ndërkaq, më 31 korrik dhe 1 gusht, në sheshin e qytetit do të zhvillohet festivali ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”, me fillim nga ora 20:30.
Në datat 1 dhe 2 gusht, qyteti do të jetë gjithashtu nikoqir i panairit “Ti Ruajmë Vlerat Tona Tradicionale”, ndërsa më 2 gusht do të luhet finalja e turnirit memorial “Milaim Tahiri” në Gërmovë, duke filluar në orën 20:00.
Programi vazhdon më 14 dhe 15 gusht me festivalin ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava 2026”, që do të mbahet në sheshin e qytetit nga ora 20:00.
Manifestimi do të përmbyllet me Samitin Botëror të Rinisë, i planifikuar nga 25 deri më 29 gusht në Viti.
Përmes këtij programi të larmishëm, Komuna e Vitisë synon të krijojë një atmosferë festive për bashkatdhetarët që kalojnë pushimet verore në vendlindje, duke i bërë ata pjesë të jetës kulturore, sportive dhe shoqërore të qytetit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Korrik 2026
- Ora16:00
- LokacioniVITI
- Data e përfundimit29 Korrik 2026 - 18:00
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











