Lajme
Një i vdekur dhe të paktën 15 të plagosur pasi një furgon hyri në turmë gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur pasi një furgon hyri mes turmës gjatë festimeve të Paradës së Krenarisë (Christopher Street Day) në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në parkun Tiergarten, pranë Portës së Brandenburgut, ku qindra mijëra persona ishin mbledhur për një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBTQ+ në Evropë. Sipas policisë, automjeti goditi disa persona para se të përfundonte përplasjen me një pemë.
Pas incidentit, organizatorët ndërprenë menjëherë paradën dhe koncertin përmbyllës, ndërsa policia u bëri thirrje pjesëmarrësve të largoheshin nga zona. Në vendngjarje u angazhuan një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policore.
Sipas informacioneve të deritanishme, disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, pasi drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Motivet e incidentit nuk janë bërë ende të ditura dhe hetimet janë në vazhdim.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











