Kosova
Aeroporti i Prishtinës gati për fluksin veror, priten më shumë udhëtarë dhe destinacione të reja
Zëdhënësja Valentina Gara thotë se janë marrë të gjitha masat për sezonin veror, ndërsa pritet zgjerim i rrjetit të fluturimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të gjitha përgatitjet për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror, si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe me burime njerëzore, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka deklaruar se pas një rënieje të numrit të udhëtarëve në muajt paraprakë, korriku ka nisur me një rritje të lehtë dhe pritjet janë që sezoni të jetë sërish i ngarkuar.
Ajo theksoi se gjatë vitit të kaluar aeroporti regjistroi 4.6 milionë udhëtarë, ndërsa ulja e përkohshme e numrit të pasagjerëve këtë vit është ndikuar edhe nga krizat ndërkombëtare, përfshirë tensionet e krijuara nga konflikti SHBA-Iran.
Sa i përket çmimeve të biletave, Gara sqaroi se ato përcaktohen nga kompanitë ajrore dhe varen nga kërkesa e tregut, destinacioni dhe koha e rezervimit. Sipas saj, Aeroporti i Prishtinës aplikon një tarifë fikse prej rreth 20.53 euro për çdo udhëtar, e cila përfshin taksat aeroportuale dhe shërbimet përkatëse.
Gara bëri të ditur gjithashtu se aeroporti ka shtuar destinacione dhe linja të reja, falë zgjerimit të operimeve të kompanive si GP Aviation dhe Wizz Air.
Sipas saj, krijimi i bazës së Wizz Air në Aeroportin e Prishtinës përbën një zhvillim të rëndësishëm për aviacionin kosovar, ndërsa në muajt në vijim pritet të shtohen destinacione të reja dhe frekuenca më të larta në linjat ekzistuese./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











