Kosova

Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij

Fluksi i ardhjeve po vazhdon edhe sot, ndërsa në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk kalojnë pesë minuta.

Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, megjithatë situata në pikat kufitare mbetet e qetë dhe pa pritje të gjata, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit, në Pikën Kufitare të Vërmicës pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta, ndërsa në Pikën Kufitare Kullë qytetarët po presin deri në 15 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë minimale dhe nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.

Pavarësisht shtimit të numrit të mërgimtarëve që po mbërrijnë në vendlindje, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa kolona të gjata apo bllokime në pikat kufitare.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në kufij, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë orëve të ditës./Albinfo.ch