Lajme
Pengmarrje në një bankë në Gjermani, një person humb jetën dhe arrestohet autori i dyshuar
Pengmarrja në qytetin Regensburg të Gjermanisë ka marrë fund pas ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, një 20-vjeçar gjerman. Operacioni u zhvillua në pjesën perëndimore të qytetit, ku forca të shumta policore, përfshirë njësi speciale të armatosura, rrethuan zonën pranë Stromerstraße, ku ndodhej banka.
Në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e emergjencës, paramedikët dhe një helikopter policie, ndërsa zona u izolua për arsye sigurie.
Ngjarja nisi rreth orës 14:50, kur një person i armatosur me thikë sulmoi një punonjës brenda bankës. Viktima u transportua fillimisht në spital me plagë të rënda, por më vonë ndërroi jetë. Autoritetet kanë hapur hetim për akuzën e vrasjes.
Gjatë operacionit, dy persona u nxorën nga ndërtesa dhe u evakuuan. Në fazat e para të ndërhyrjes nuk ishte e qartë nëse brenda bankës kishte persona të tjerë përveç autorit. Policia dyshon se i dyshuari ka vepruar i vetëm dhe po shqyrton edhe mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me një tentativë grabitjeje.
Para arrestimit, negociatorët e policisë u përpoqën të komunikonin me 20-vjeçarin për të zgjidhur situatën pa pasoja të tjera, por përpjekjet nuk patën sukses. Deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions








