Organizata e Energjisë Atomike e Iranit ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar dje centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit.
“Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga Reuters, ndërtimi i centralit bërthamor në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, kishte nisur në vitin 2022 ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet lidhur dëmeve të shkaktuara apo numrit të viktimave.