Shqipëria
Shpëtohen 5 turistët gjermanë në Shqipëri
Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e djeshme në zonën e Karaburunit në Shqipëri, në një terren të vështirë dhe të thepisur.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta u nis menjëherë drejt vendit të quajtur Maja e Qorres për lokalizimin dhe shpëtimin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Forcat e shpëtimit arritën të gjejnë të pesë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vetë për shkak të gjendjes së tij fizike.
Efektivët e Njësisë Delta shoqëruan grupin drejt një zone të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar u transportua në krahë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit tepër të vështirë.
Distanca dhe kushtet e terrenit e bënë të vështirë evakuimin e plotë të turistëve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci Të dyshuarit, 35 dhe 37 vjeç, u kapën nga policia teksa po përpiqeshin të largoheshin nga... -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














