Kosova
Konjufca drejtuar Kaja Kallas: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla nuk ka BE
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditëve u shpreh se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kryente “spastrim etnik” në Kosovë.
Përmes letrës, Konjufca vlerësoi se distancimi i mëvonshëm i Qeverisë së Serbisë ishte vetëm formal dhe jo shprehje e sinqertë pendese teksa ka shprehur shqetësim për reagimin e vonuar të BE-së, duke kërkuar një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur ndaj retorikës që, sipas tij, nxit urrejtje dhe dëmton procesin e dialogut.
Konjufca po ashtu shtoi një listë kërkesash duke kërkuar të dënohet publikisht deklaratën e ministres Snezhana Paunoviq, t’u rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat evropiane dhe të ngrejë këtë çështje në dialogun politik dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
“Të lëshojë një dënim të qartë, të fuqishëm dhe publik ndaj deklaratës së ministres Paunoviq dhe retorikës revizioniste që ajo përfaqëson.
T’u rikujtojë zyrtarisht autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat evropiane dhe me kërkesat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ta ngrejë këtë çështje në mënyrën e duhur në kuadër të dialogut politik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, si dhe në procesin e anëtarësimit, në mënyrë që Beogradi ta kuptojë seriozitetin me të cilin Bashkimi Evropian trajton incidente të tilla”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












