Kosova
Vala e të nxehtit përfshin Kosovën, IKSHPK me apel për qytetarët
Instituti rekomandon hidratim të vazhdueshëm, shmangien e diellit gjatë orëve më të nxehta dhe kujdes të veçantë për të moshuarit dhe fëmijët.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vala e të nxehtit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e qytetarëve, transmeton albinfo.ch.
Përmes një njoftimi, IKSHPK u ka rekomanduar qytetarëve të pinë ujë rregullisht për të shmangur dehidratimin, ndërsa ka këshilluar të evitohet konsumimi i pijeve me sheqer dhe alkool.
Instituti po ashtu u bën apel qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet në ambiente të hapura gjatë intervalit kohor nga ora 11:00 deri në 17:00, kur temperaturat arrijnë vlerat më të larta, si dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta ose me hije sa herë që është e mundur.
Në rekomandimet e publikuara, IKSHPK sugjeron veshjen e rrobave të lehta prej pambuku dhe me ngjyra të çelëta, duke theksuar se kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet të moshuarve, të cilët janë më të rrezikuar nga efektet e vapës.
Një paralajmërim i veçantë i drejtohet edhe prindërve, duke rikujtuar se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë brenda automjeteve, qoftë edhe për pak minuta, pasi temperatura në brendësi të makinës mund të rritet shumë shpejt dhe të rrezikojë jetën e tyre.
IKSHPK rekomandon gjithashtu përdorimin e kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, mbajtjen e kapelës dhe syzeve mbrojtëse, si dhe vëmendje ndaj shenjave të goditjes nga nxehtësia, si lodhja, marramendja dhe dhimbja e kokës. Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, qytetarët këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











