Lajme
Zvicër: Propozohet heqja e statusit “i divorcuar” nga formularët zyrtarë
Në Zvicër është paraqitur një nismë parlamentare që kërkon heqjen e statusit martesor “i divorcuar” nga formularët zyrtarë. Sipas propozimit të deputetes së FDP-së, Nadine Gobet, personat e divorcuar duhet të kenë mundësinë të deklarohen thjesht si “beqarë/e pamartuar”, pasi etiketa aktuale konsiderohet e vjetëruar dhe stigmatizuese.
Gobet argumenton se statusi “i divorcuar” i shoqëron njerëzit për gjithë jetën, edhe kur ata kanë krijuar prej kohësh një familje ose marrëdhënie të re. Megjithatë, ajo thekson se ky status do të vazhdojë të ruhet në regjistrat civilë për arsye ligjore dhe administrative, por nuk do të kërkohet më në formularët e përditshëm.
Nisma ka marrë mbështetje nga deputetë të partive të ndryshme politike dhe pritet të shqyrtohet nga autoritetet zvicerane. Sipas statistikave, rreth 40% e martesave në Zvicër përfundojnë me divorc/albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













