Kosova
27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë
E reja dyshon se paratë iu vodhën nga bagazhi, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Një vjedhje me dëm të konsiderueshëm është raportuar në Pejë, ku një 27-vjeçare dyshon se i janë vjedhur 94 mijë franga zvicerane nga valixhja e saj, ndërsa ajo ndodhej brenda banesës së prindërve, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, e reja kishte ardhur nga Zvicra më 12 korrik, duke sjellë me vete një valixhe ku ndodheshin 94 mijë franga zvicerane. Dy ditë më vonë, kur e hapi bagazhin, ajo vërejti se dryni ishte thyer dhe se të gjitha paratë mungonin.
Rasti u raportua menjëherë në Polici, e cila doli në vendin e ngjarjes së bashku me hetuesit dhe njësinë e kriminalistikës për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas të dhënave fillestare, nuk janë konstatuar shenja të thyerjes në banesë, por vetëm në valixhe. Në banesë, sipas burimeve, jetojnë edhe familjarët e viktimës.
Në vendngjarje janë mbledhur prova materiale, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














