Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara, çmimi i naftës është rritur për dy centë krahasuar me dy ditët paraprake. Një litër naftë sot do të kushtojë 1.52 euro.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet në 1.39 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me çmim prej 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orë./Albinfo.ch