albinfo.ch
Integrimi
Shqiptarët dhe rëndësia e votës së tyre në zgjedhjet federale të Zvicrës
Në Zvicër së shpejti do të zgjedhet parlamenti i ri. Pjesë e kësaj gare janë dhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve me prejardhje shqiptare të cilët me angazhimin e tyre politik kanë aktivizuar një pjesë të aktivistëve shqiptarë në rrugën e tyre drejt Kuvendit të Zvicrës. Nisur nga kjo, sindikalisti Osman Osmani, sekretar i […]
Në Zvicër së shpejti do të zgjedhet parlamenti i ri. Pjesë e kësaj gare janë dhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve me prejardhje shqiptare të cilët me angazhimin e tyre politik kanë aktivizuar një pjesë të aktivistëve shqiptarë në rrugën e tyre drejt Kuvendit të Zvicrës.
Nisur nga kjo, sindikalisti Osman Osmani, sekretar i migarcionit në UNIA, ka organizuar të martën në mbrëmje në St. Gallen një takim me politikanë të krahut të majtë me temë bashkëjetesa dhe angazhimi politik si pikë që kërkon edhe trajtimin e marrëveshjëve ndërshtetërore për sigurimet shoqërore Zvicër – Kosovë.
Kantoni i St. Gallenit ka pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, të ndarë në tri parti, që kërkojnë vota për të siguruar njërën nga 200 ulëset e parlamentit zviceran.
Mbrëmë dy prej tyre nga radhët e socialdemokratëve, Etrit Hasler dhe Arbër Bullakaj, ishin pjesë e debatit të organizuar nga Unia në qytetin e St. Gallenit. Pjesë e këtij debati ishte edhe deputetja e Kuvendit të Zvicrës, Barbara Gysi, poashtu nga radhët e SP-së, si dhe kandidatët Dominik Dietrich dhe Bettina Surber. Me pesë politikanë të socialdemokratëve të St. Gallenit që synojnë Parlamentin e Zvicrës dhe musafirin nga Kosova, deputetin e Lëvizjës Vetëvendosje, Faton Topalli, u prekën problemet e bashkëjetesës mes komuniteteve, pjesëmarrja e tyre politike, gjetja e një zgjidhjeje për sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës si dhe mundësitë kontribuose të shqiptarëve që jetojnë këtu.
Para një prania modeste e të pranishmëve tubimin e përshëndeti Anke Gähme, udhëheqëse e seksionit të Unia-s në St. Gallen. Me rreth dy milion të huaj, Zvicra është një vend shumëngjyrës dhe i gjithanshëm. Megjithatë, një numër i madh migrantëve nuk e gëzojnë të drejtën qytetare për të votuar, tha ajo. Integrimi nuk është detyrë vetëm e politikës, porse i takon tërë shoqërisë. Si një hap negativ që kthen mbrapa integrimin, ajo veçoi pezullimin e marrëveshjes së sigurimeve pensionale me Kosovën, të cilin e vlerësoi si një vendim diskriminues të Qeverisë zvicerane.
Pyetjes, cilat probleme i preukopojnë shqiptarët sot në Zvicër, deputetja Gysi iu përgjigj me imazhin e keq që po i rëndon shqiptarët. Megjithatë prindërit shqiptarë janë të interesuar për një shkollim të mirë të fëmijëve të tyre, ndonëse ata janë pre e paragjykimeve përgjithësuese. Mes tjerash ajo foli mbi problemet që po rëndojnë pensionistët kosovarë që po i vuajnë pasojat e pezullimit të marrëveshjës së sigurimeve pensionale mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kandidati tjetër nga radhët e socialdemokratëve që mban emër shqiptar dhe mbiemër zviceran, tha se në qytet shqiptarët përbëjnë një bashkësi që respektohet dhe ndryshe nga spanjollët apo italianët, janë kujdesur për një natyralizim më të shpejt, u shpreh deputeti kantonal,Etrit Hasler, i njohur ndryshe si „halbaner“. Përndryshe në sport kjo po funksionin për mrekulli, tha ai. Të rinjtë janë pjesë e skuadrës dhe janë mirë të prezantuar në futboll.
Por cilat janë përvojat e një shqiptari në këtë pikë, pyet Arbëri. Si shqiptar, tregon ai, konfrontohesh me pyetjen pse unë si Arbër trajtohem ndryshe dhe negativisht se sa një që quhet Hans!? Kjo bën që të ngresh gjithnjë paralele, me vetëdije ose pa të, vlerëson ai. Shpeshherë shqiptarët kanë disavantazhe në krahasim me qytetarët zviceranë, ndonëse ofrojnë të njejtat kushte dhe cilësi u shpreh Bullakaj, kandidati që ka marrë përkrahjen më të gjerë të komunitetit shqiptar në mbështetje të zgjedhjeve për deputet të Kuvendit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale
















