Botërori 2026
Haaland kundër Kane, sonte vendoset gjysmëfinalisti i Botërorit
Norvegjia dhe Anglia përballen në Miami për një vend në gjysmëfinale, ku fituesin e pret dueli mes Argjentinës dhe Zvicrës.
Kupa e Botës 2026 hyn në fazën më emocionuese, ndërsa sonte në mbrëmje zhvillohet një nga çerekfinalet më të shumëpritura. Në stadiumin “Hard Rock” në Miami, Norvegjia dhe Anglia do të luftojnë për një biletë drejt gjysmëfinales, në një përballje ku vëmendja do të jetë te dy sulmuesit e mëdhenj, Erling Haaland dhe Harry Kane, përcjell albinfo.ch.
Fituesi i kësaj sfide do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Zvicër, duke e bërë këtë duel edhe më të rëndësishëm.
Norvegjia vjen me vetëbesim të madh pas eliminimit historik të Brazilit në fazën e 1/8 së finales. Trajneri Ståle Solbakken pritet t’i besojë të njëjtit formacion që realizoi këtë sukses. Në portë do të jetë Nyland, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Pedersen, Ajer, Heggem dhe Wolfe. Mesfusha do të udhëhiqet nga Martin Ødegaard, së bashku me Berge dhe Berg, ndërsa në sulm Erling Haaland do të mbështetet nga Alexander Sørloth dhe Antonio Nusa.
Edhe Anglia synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut të shumëpritur. Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, njëri prej tyre i detyruar për shkak të pezullimit të Quansah. Në portë do të jetë Jordan Pickford, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Spence, Guehi, Konsa dhe O’Reilly. Në mesfushë do të luajnë Declan Rice dhe Anderson, me Jude Bellingham në rolin e organizatorit pas sulmuesit Harry Kane, ndërsa në krahë priten Madueke dhe Gordon.
Me dy skuadra që synojnë një vend mes katër më të mirave në botë dhe me një duel të zjarrtë mes Haalandit dhe Kane, pritet një ndeshje spektakolare që mund të vendoset nga detajet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












