Lajme
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, armëpushimi ka marrë fund
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me SHBA dhe se Uashingtoni zyrtar e ka pranuar këtë kërkesë teksa e ka përsëritur se armëpushimi konsiderohet i përfunduar.
“Republika Islamike e Iranit ka kërkuar që të vazhdojmë bisedimet. Ne kemi rënë dakord për këtë, por Shtetet e Bashkuara ua kanë bërë të qartë, pa asnjë dilemë, se armëpushimi ka përfunduar”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, negociatorë nga Katari të premten kanë zhvilluar takime me zyrtarë iranianë, me synimin për t’i ulur tensionet pas shkëmbimit të sulmeve mes Iranit dhe SHBA-së. Në fokus të bisedimeve ishte edhe siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Trafiku ditor i anijeve që kalojnë nëpër këtë rrugë detare strategjike u ngadalësua të premten, pasi sulmet e fundit rritën shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe sigurinë e transportit detar, duke treguar njëkohësisht se armëpushimi i përkohshëm mbetet shumë i brishtë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













