Botërori 2026
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol
Flamuri serb nuk e ndali Xhakën, realizoi penalltinë dhe çoi Zvicrën në çerekfinale
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, tregoi edhe një herë karakterin e tij në momentet vendimtare, duke mos u ndikuar nga provokimet e tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës 2026, transmeton albinfo.ch.
Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinale pas fitores dramatike 4:3 në serinë e penalltive, ndërsa Xhaka realizoi me qetësi penalltinë e parë për “helvetikët”.
Sipas mediumit kroat 24sata, gjatë ekzekutimit të penalltive, në tribunën pas portës ku gjuanin futbollistët e Zvicrës u shpalos një flamur i Serbisë, mes tifozëve kolumbianë, në një përpjekje të dukshme për ta provokuar mesfushorin shqiptar.
Megjithatë, Xhaka nuk u shpërqendrua. Ai realizoi penalltinë në mënyrë perfekte, duke i dhënë tonin serisë që në fund e dërgoi Zvicrën në çerekfinale të Kupës së Botës.
Paraqitja e tij u vlerësua si një tjetër dëshmi e lidershipit dhe përqendrimit në momentet me presion të lartë, duke ndihmuar Zvicrën të vazhdojë rrugëtimin historik në turne./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













