Integrimi

Franca dëbon 51 shtetas të Shqipërisë

Nëpërmjet një fluturimi Charter Frontex, u riatdhesuan nga Franca 51 shtetas të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, 25 prej tyre ishte azilantë në Francë, 18 në Gjermani dhe 8 në Belgjikë.

Mediet e Tiranës raportojnë se eskorta e sigurisë ishte e përbërë tërësisht nga Delta Force e Vlorës.

Këta shtetas të Shqipërisë janë penalizuar për 3 deri në 5 vjet që të mos qarkullojnë në hapësirën Shengen.