Botërori 2026
Belgjika mposht SHBA-në me rezultat 4-1 dhe kalon në çerekfinale
Belgjika ka siguruar një fitore bindëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 4:1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.
Ndeshja nisi me epërsi të shpejtë për belgët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9-të me golin e Charles De Ketelaere. SHBA arriti të barazojë në minutën e 31-të përmes Malik Tillman, i cili realizoi nga një goditje dënimi, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Belgjika reagoi menjëherë dhe riktheu epërsinë në minutën e 33-të, sërish me De Ketelaere. Në pjesën e dytë, Hans Vanaken thelloi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e katërt në kohën shtesë (90+3).
Pavarësisht përpjekjeve të amerikanëve, Belgjika dominoi në momentet kyçe dhe shfrytëzoi gabimet në mbrojtje për të siguruar kualifikimin.
Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën në një përballje shumë interesante për një vend në gjysmëfinale./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













