Lajme
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në fushat e udhëheqjes, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik përmes programit Hubert H. Humphrey.
Një tjetër sukses nga profesionistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Desarta Rapushaj ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey Fellowship në Michigan State University (MSU), në kuadër të programit të shkëmbimit profesional Fulbright, transmeton albinfo.ch.
Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar në Shqipëri, Rapushaj iu bashkua këtij programi me synimin për të zgjeruar njohuritë dhe perspektivat e saj në fusha kyçe si udhëheqja, sipërmarrja dhe zhvillimi ekonomik.
Gjatë qëndrimit në Michigan State University, ajo pati mundësinë të përfshihej në një mjedis të avancuar akademik dhe profesional, duke krijuar lidhje me institucione dhe organizata të rëndësishme, përfshirë Michigan State Research Foundation, Spartan Innovations dhe Bankën Botërore.
Përmes kësaj eksperience, Desarta Rapushaj fitoi njohuri mbi modelet amerikane të zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe ndërtimit të partneriteteve strategjike, të cilat mund të shërbejnë si bazë për iniciativa të reja në të ardhmen.
Programi Hubert H. Humphrey, pjesë e shkëmbimeve Fulbright, synon të zhvillojë liderë profesionistë nga vende të ndryshme të botës, duke u ofruar atyre mundësi për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të mëtejshëm profesional.
Arritja e Desarta Rapushajt është një tjetër dëshmi e suksesit të profesionistëve shqiptarë në skenën globale dhe e kontributit të tyre në forcimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












