Lajme
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë
Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm i komunitetit shqiptaro-zviceran. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latif, ndërmarrësit Gëzim Hasani, CEO i smzh AG, si dhe Esat Lika, CEO i Lika Group.
Personalitete nga bota e biznesit, diplomacisë dhe sportit u mblodhën në Cyrih, në një ngjarje e organizuar nga Sport Business Network (SBN) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Zvicër.
Takimi u organizua për të shënuar 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, partneritetin e gjatë mes Zvicrës dhe SHBA-së, si dhe rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror FIFA 2026, që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në panelin kryesor morën pjesë Gary Nagle, CEO i Glencore, kampionia olimpike zvicerane Corinne Suter dhe ish-ndihmëstrajneri i kombëtares së Zvicrës, Giorgio Contini, të cilët diskutuan mbi lidershipin, biznesin dhe sportin.
Në mesin e mysafirëve të nderit ishte edhe Callista L. Gingrich, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Zvicër dhe Lihtenshtajn, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi. Pjesë e eventit ishte edhe ish-piloti i Formula 1, Nick Heidfeld, së bashku me personalitete të shumta nga bota e sportit dhe ekonomisë.
Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm i komunitetit shqiptaro-zviceran. Në mesin e të pranishmëve ishin Gëzim Hasani, CEO i smzh AG, si dhe Esat Lika, CEO i Lika Group.

Sport Business Network, i themeluar nga sipërmarrësi shqiptaro-zviceran Besfort Bilalli, vazhdon të konsolidohet si një platformë që lidh liderët e sportit, biznesit dhe institucioneve, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Ngjarja konfirmoi edhe një herë rolin e SBN-së si një nga platformat më prestigjioze të networking-ut në Zvicër, ku marrin pjesë figura të rëndësishme nga ekonomia, diplomacia dhe sporti, ndërsa prania e sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë dëshmon pozicionin gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në këto rrjete elitare.
View this post on Instagram
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin



















