Lajme
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
“Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më të jetueshëm”, ka thënë ai për albinfo.at
Martin Marku, shqiptari nga Kosova u zgjodh Këshilltar Komunal (asamblist) në Graz të Austrisë në zgjedhjet që u mbajtën ditën e diel. Ai ishte pjesë e listës ÖVP me numër 2.
Lajmin e ka konfirmuar vet z.Marku për albinfo.at, ku ka thënë se do të angazhohet që të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të gjithëve pa dallim etnie.
“Duke qenë i vetëdijshëm për rolin dhe funksionin që kam marrë me këtë detyrë, do të mundohem që me maksimumin e punës të jem zëri më i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Grazit, qoftë ata austriakë, shqiptarë apo cilësdo etnie tjetër. Do të jam pranë tyre për çdo të drejtë që e kanë ata, për një jetë më të mirë dhe për secilën çështje që do të kërkojnë”.
Marku, falënderoj të gjithë bashkëpartiaket e tij për mundësinëqë ia dhanë për të kandiduar dhe gjithashtu të gjithë votuesit për besimin për t’i përfaqësuar në Këshillin Komunal të Grazit.
“Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më të jetueshëm”, ka thënë ai, për albinfo.at
Për komunitetin shqiptar në Graz dhe Austri, Martin Marku,njihet si themelues i Shoqatës “Nënë Tereza” në Graz dhe iniciator i shumë projekteve me peshë kombëtare, humanitare, bamirëse, sportive si dhe kulturore.
Theksojmë se, ÖVP u renditë e dyta në këto zgjedhje në Graz, pas fitorës së sërishme të KPÖ( Partia Komuniste e Austrisë) /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












