Lajme
Mbi 800 viktima nga valët e të nxehtit në Gjermani
Më shumë se 800 persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta gjatë këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Shtetëror Robert Koch. Shifrat përfshijnë periudhën deri më 21 qershor, përpara valës së fortë të të nxehtit që goditi vendin në fund të muajit.
Sipas institutit, rreth 500 nga viktimat ishin persona mbi moshën 85 vjeç. Ndërkaq, në grupmoshën 75–84 vjeç janë regjistruar 190 raste vdekjesh, ndërsa rreth 40 persona nën moshën 65 vjeç humbën jetën si pasojë e temperaturave të larta.
Autoritetet theksuan se analiza nuk përfshin periudhën e valës ekstreme të të nxehtit në fund të qershorit, kur temperaturat arritën deri në 41.7 gradë Celsius. Për këtë arsye, numri i viktimave mund të rritet pasi të përpunohen të dhënat e plota.
Sipas Institutit Robert Koch, vdekjet janë shkaktuar si nga goditja e drejtpërdrejtë nga nxehtësia, ashtu edhe nga përkeqësimi i sëmundjeve ekzistuese si rezultat i temperaturave të larta.
Rekordi i viteve të fundit mbetet ai i vitit 2018, kur rreth 8 mijë persona humbën jetën nga efektet e nxehtësisë. Të dhënat e këtij viti tregojnë gjithashtu se shumica e viktimave janë gra, kryesisht për shkak të numrit më të madh të grave në grupmoshën mbi 85 vjeç.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












