Lajme
Gjermani: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet dhe kontratat e punës
Qeveria e Gjermanisë ka prezantuar sot një paketë të gjerë reformash që prekin sistemin tatimor, tregun e punës dhe administratën publike, me synimin për të nxitur ekonominë dhe për të ulur barrën burokratike.
Reformat pritet të hyjnë plotësisht në fuqi në vitin 2028.
Në prezantimin e reformave, kancelari gjerman ka thënë se synimi është ulja e tatimeve dhe thjeshtimi i procedurave administrative, në mënyrë që Gjermania të rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike.
Sipas qeverisë, kur reforma të hyjë në fuqi, një familje me dy fëmijë dhe të ardhura të tatueshme prej 60 mijë eurosh në vit do të paguajë mbi 600 euro më pak tatime krahasuar me sistemin aktual, transmeton albinfo.ch.
Familjet me të ardhura të vogla apo të mesme do të paguajnë më pak tatime sepse një pjesë më e madhe e të ardhurave të tyre nuk do të tatohen, sidomos për shkak të fëmijëve.
Shteti do të rrisë edhe ndihmat financiare për fëmijët dhe do t’i ulë tatimet në pagat e punonjësve. Këto ndryshime bëjnë që qytetarët të kenë më shumë para në dorë, por nga ana tjetër shteti do të mbledhë rreth 10 miliardë euro më pak në vit nga tatimet. Ndërkaq, për të kompensuar humbjen e të ardhurave në buxhet, qeveria do të rrisë tatimin për të pasurit. Norma tatimore do të jetë 45 për qind për të ardhurat e tatueshme mbi 250 mijë euro në vit dhe 47 për qind për të ardhurat mbi 280 mijë euro.
Ministrja e Punës, Barbel Bas, ka njoftuar se kontratat e përkohshme të punës tani mund të zgjasin deri në katër vjet, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë. Po ashtu, një person mund të punojë përsëri te i njëjti punëdhënës edhe me kontrata të tilla, gjë që më parë ishte më e kufizuar.
Ndryshime të rëndësishme janë paraparë edhe për pushimet mjekësore. Tani nuk do të pranohen më pushime mjekësore vetëm me telefon, por punonjësi do të duhet të sjellë vërtetim nga mjeku që nga dita e parë që mungon në punë. Edhe pse disa kompani mund të kenë rregulla të tyre, ky do të jetë rregulli bazë me ligj.
Një tjetër objektiv i reformës është ulja e burokracisë. Qeveria synon të shfuqizojë detyrimet ligjore për raportim ndaj institucioneve shtetërore, duke mbajtur në fuqi vetëm ato që ministritë përkatëse i konsiderojnë të domosdoshme dhe i arsyetojnë me rregullore përkatëse.
Gjithashtu, mosha e pensionimit pritet të rritet në 67 vjeç.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












