Lajme
Bastisje e madhe në Federatën Gjermane të Futbollit pas eliminimit nga Kupa e Botës
Policia ka ndërmarrë një bastisje të gjerë në zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), vetëm pak orë pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës.
Operacioni është zhvilluar të mërkurën në mëngjes dhe sipas raportimeve ka përfshirë mbi 150 efektivë policie, të cilët kanë kontrolluar ambientet e federatës në Frankfurt, si dhe disa institucione komunale në qytete të ndryshme të përfshira në organizimin e ndeshjeve të Euro 2024.
Hetimi lidhet me dyshime për përfitime të padrejta, ku zyrtarë publikë dyshohet se kanë marrë dhurata si bileta ndeshjesh, udhëtime dhe qëndrime në hotele nga organizatorët, gjë që mund të cilësohet si korrupsion.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu raste të dyshuara të shpërndarjes së biletave falas për ndeshje të rëndësishme të turneut, përfshirë gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Francës në Euro 2024.
Në një deklaratë të përbashkët, policia dhe prokuroria kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në fazë fillestare dhe fokusohen në identifikimin e përfitimeve të mundshme të paautorizuara dhe mënyrës së shpërndarjes së tyre.
Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë theksuar se çdo përfitim i tillë për zyrtarët publikë është i papranueshëm dhe do të hetohet deri në fund.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










