Kosova
Sot në Kosovë priten temperatura deri në 38°C
Kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht në pjesën e dytë të javës, me temperatura më të ulëta dhe mot më të favorshëm.
Sipas një njoftimi të bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës java e fundit e qershorit dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve atmosferike.
Parashikimi thotë se e hëna (dita e sotme) do të jetë dita më e nxehtë e javës, shkruan rtklive.com. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesërishme, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.
Nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit, e cila do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
IHMK bën të ditur se, ndonëse fillimi i javës në Kosovë do të jetë shumë i nxehtë, kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht në pjesën e dytë të javës, me temperatura më të ulëta dhe mot më të favorshëm.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











