Integrimi
Shqiptari vret të bijën dhe dhëndrin
Të premten ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Kösching të landit të Bavarisë, Gjermani. Me atë rast një shtetas 68 vjeçar i Shqipërisë ka vrarë të bijën dhe bashkëshortin e saj. Policia üeshtë në kërkim të motivit të kësaj vrasjeje makabre. Indikacionet e para të marra nga hetimet flasin për nje konflikt pronësor. Në mes të vrasësit dhe viktimave po vazhdonte prej vitesh një kontest lidhur e shitjen e një trualli, njofton deutschland rundfunk.
68 vjeçari ka vrarë me një pistoletë në shtëpinë e tyre të bijën 39 dhe dhëndrrin 35 vjeçar. Fqinjtë që kanë dëgjuar krismat e kanë alarmuar policinë, trasmeton albinfo.ch. Kur kanë ardhur në vendin e ngjarjes, policët kanë gjetur dy personat e përmendur të qëlluar me armë. Përpjekjet për ndihmë kanë qenë të kota,
Dorasi, i cili gjate kryerjes së krimit kishte qenë në gjendje të dehur është arrestuar pak kohë pas aktit.
Ai ka pranuar veprën para policëve të parë që e kishin kapur por më vonë gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari hetues shqiptari nuk ka dashur të flasë më.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














