Lajme
Pas kaosit të natës, trenat rikthehen në qarkullim në Gjermani
Defekti në sistemin e komunikimit GSM-R ndaloi përkohësisht trafikun hekurudhor në mbarë vendin, ndërsa Deutsche Bahn paralajmëron se vonesat dhe anulimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës.
Trenat në Gjermani kanë rifilluar qarkullimin mëngjesin e së martës, pas ndërprerjes së madhe që preku trafikun hekurudhor në shumë rajone të vendit gjatë natës, transmeton albinfo.ch.
Sipas kompanisë Deutsche Bahn (DB), problemi u shkaktua nga një defekt në sistemin dixhital të radios hekurudhore GSM-R, i cili shërben si mjeti kryesor i komunikimit ndërmjet makinistëve dhe qendrave të kontrollit të trafikut.
Për arsye sigurie, qarkullimi i trenave ishte pezulluar përkohësisht, pasi pa këtë sistem komunikimi nuk mund të garantohet funksionimi i sigurt i rrjetit hekurudhor.
Megjithëse trafiku është rikthyer, Deutsche Bahn ka paralajmëruar se udhëtarët mund të përballen ende me vonesa dhe anulime të linjave gjatë ditës, derisa rrjeti të stabilizohet plotësisht.
Defekti teknik shkaktoi një situatë të pazakontë në Gjermani, duke ndalur për orë të tëra një pjesë të madhe të trafikut hekurudhor në nivel kombëtar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











