Ekspozita
Skulpturat e artistit shqiptar bëjnë Lago Maggioren të shkëlqejë
Skulpturat e vendosura buzë liqenit Lago Maggiore janë pjesë e ekspozitës personale nën qiell të hapur, "Gambarogno Arte 26" të Helidon Xhixhës
Një pjesë e mirë e shetitoreve në bregun e liqenit Lago Maggiore, përfshirë qytezën pitoreske Ascona, është “pushtuar” këto ditë nga skulptura metalike të ndritshme që shkëlqejnë dhe tërheqin vëmendjen e turistëve. Këto skulptura, një pjesë e të cilave janë vendosur edhe në sipërfaqe të ujit të liqenit, janë krijime të skulptorit shqiptar, të njohur ndërkombëtarisht, Helidon Xhixha.
Ato janë pjesë e ekspozitës së tij personale nën qiell të hapur, “Gambarogno Arte 26”, shkruan albinfo.ch.
“Kur arti dhe natyra takohen: Ekspozita në natyrë “Gambarogno Arte 26” sjell skulpturat spektakolare prej çeliku inox të artistit shqiptar Helidon Xhixha në Liqenin Lago Maggiore nën moton “Sul lago luccica” (Në Liqenin e Gjallë)”, shkruajnë mediat lokale në gjuhën italiane.
“Nga Gambarogno deri matanë liqenit, krijohen takime mbresëlënëse midis dritës, peizazhit dhe artit – një përvojë në ajër të hapur.
Në vitin 2019 Xhixha kishte hapur një ekspozitë të ngjashme në Lugano, me titullin “Lugano: Riflessi di luce” (Lugano: reflektimet e dritës). Nga 19 skulpturat prej çeliku të eskpozuara për disa muaj në sheshet dhe buzë liqenit të Lugnos, disa sosh janë blerë nga qyteti dhe mund të shikohen edhe sot, në Lugano, shkruan albinfo.ch.
Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, kjo ekspozitë e decentralizuar e skulpturave ikonike të Helidon Xhixhës është një vazhdim i një tradite tipike të rajonit Gambarogno. Një traditë që lidh artin, natyrën dhe historinë për dekada të tëra, një traditë e kuruar nga Prof. Edgardo Ratti në ekspozitat Vira Gambarogno, vazhdon teksti.
Helidon Xhixha është një skulptor bashkëkohor shqiptar i njohur ndërkombëtarisht për skulpturat e tij monumentale prej çeliku inox shumë të lëmuar, transmeton albinfo.ch. Veprat e tij karakterizohen nga aftësia e tyre për të thyer dhe reflektuar dritën, duke përfshirë në mënyrë aktive mjedisin përreth në veprën artistike.
I lindur në dhjetor 1970 në Durrës, Shqipëri, Xhixha u rrit në studion e babait të tij, Saliut, nga i cili trashëgoi pasionin e tij për skulpturën. Fillimisht ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Më vonë, u transferua në Itali dhe u diplomua në Akademinë prestigjioze Brera në Milano në vitin 1999.
Sot, ai jeton dhe punon me radhë në Milano dhe Dubai.
Xhixha është i njohur në të gjithë botën për ekspozitat e tij monumentale nën qiell të hapur. Ai ka prezantuar punën e tij në vende të shquara si Kopshtet Boboli në Firence, Palazzo Reale në Milano, Liqeni Iseo dhe bregu i liqenit të Luganos.
Ai fitoi, ndër të tjera, Çmimin e Medaljes Publike në Bienalen e Dizajnit në Londër 2016 dhe kontribuoi me punën e tij në Memorialin Kombëtar të 11 shtatorit në Nju Jork.
Hapja e ekspozitës aktuale, “Sul lago luccica” (Në Liqenin e Gjallë)” është bërë më 15 maj. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 4 tetor.
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa


















