Lajme
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës
Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më prestigjioze të Danimarkës
Një tjetër histori suksesi vjen nga komuniteti shqiptar në Danimarkë. Astrit Rakipi, 26 vjeç, ka përfunduar me sukses studimet në Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës, duke fituar titullin e mjekut dhe duke diplomuar me notën më të lartë, transmeton albinfo.ch.
I lindur dhe i shkolluar në Kopenhagë, Astriti është me prejardhje nga fshati Nerasht i Tetovës. Ai kreu arsimin fillor në kryeqytetin danez, vazhdoi shkollimin në Frederiksberg Gymnasium dhe më pas përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Kopenhagës.
Arritja e tij vjen pas gjashtë vitesh përkushtimi, pune intensive dhe rezultateve të shkëlqyera akademike, duke u bërë një tjetër shembull frymëzues i suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë.
Për këtë sukses ka reaguar me krenari edhe babai i tij, Besnik Rakipi, i cili përmes një mesazhi emocionues vlerësoi rrugëtimin e të birit.
“Sot, Astriti u bë doktor i diplomuar me notën më të lartë. Kanë kaluar 6 vite punë të palodhshme, por ti ke arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe me nota të shkëlqyera gjatë gjithë rrugës. Krenohemi me ty, biri im. Të dëshirojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Suksesi i Astrit Rakipit është pritur me gëzim dhe krenari nga familja, miqtë dhe bashkatdhetarët e tij në Danimarkë dhe më gjerë, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe përkushtimin e shqiptarëve në fushën e arsimit dhe shkencës./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











