Lajme
Radiologët në Zvicër paguhen deri mbi 600 mijë franga në vit
Një rrjedhje e të dhënave nga grupi 3R (Réseau Radiologique Romand) në Zvicrën frankofone ka zbuluar paga të larta dhe një sistem bonusi që po ngjall debat të gjerë në opinionin publik dhe politik.
Sipas dokumenteve të brendshme, radiologët e këtij grupi fitojnë mes 300,000 dhe 360,000 franga zvicerane në vit, ndërsa drejtuesit e qendrave deri në 420,000 franga. Përveç pagës bazë, ekziston edhe një sistem bonusi që i shpërblen mjekët me 18% të çdo xhiroje mbi objektivin vjetor, transmeton albinfo.ch.
Në një rast të dokumentuar, një radiolog në Gjenevë ka përfituar rreth 197,000 franga bonus, duke arritur një të ardhur totale prej 617,000 frangash në vit — më shumë se paga e një anëtari të qeverisë zvicerane.
Modeli financiar i grupit 3R, i cili gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (LAMal), ka nxitur kritika mbi ndikimin e mundshëm të sistemit të bonuseve në rritjen e numrit të ekzaminimeve mjekësore.
Federata e Mjekëve Zviceranë ka shprehur kundërshtim ndaj bonuseve që mund të nxisin rritjen e shërbimeve, ndërsa grupi 3R thotë se mjekët nuk ndikojnë në vendimet për ekzaminime, të cilat varen nga mjekët referues.
Pavarësisht debatit, grupi vazhdon të ketë fitime të larta dhe zgjerim të vazhdueshëm, me një marzh operativ rreth 20% dhe një strategji aktive blerjesh në Zvicër.
Dokumentet e publikuara vijnë nga një sulm kibernetik dhe janë analizuar për shkak të interesit publik, duke hedhur dritë mbi një sektor ku financimi vjen pothuajse tërësisht nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm.
E-Diaspora
-
Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione Superylli amerikan krijoi një nga momentet më emocionuese të festivalit, duke vendosur flamurin e Kosovës në... -
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












