Kultura
Më 19 shtator projekti “Baushtellë” përmbyllet në Cyrih
Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur ky projekt i zhvilluar në Cyrih, Prishtinë dhe Beograd, artistët janë ballafaquar me pyetjen "Në çfarë beso ti"

Projekti artistik “Baushtellë: Balkantempel” i cili ka bërë bashkë artistë nga Kosova, Serbia dhe Zvicra, pas dhjetë javësh aktivitete në tri vendet respektive, kurorëzohet të shtunën, më 19 shtator në Cyrih, ku edhe ka filluar.
Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur ky projekt, artistët janë ballafaquar me pyetjen “Në çfarë beso ti”. albinfo.ch ka raportuar nga iniciimi i projektit në Cyrih, që daton nga fillimi i këtij viti. Aktiviteti përmbyllës me performancën e fundit mbahet në objektin e kishës së qytetit Framünster me fillim në orë 17 dhe përfundon në orë 23.
.Pas dhjetë javësh hulumtuese rreth pyetjes “Në çfarë beson ti?” që u zhvilluan në Cyrih, Beograd dhe Prishtinë si dhe dy javëve tjera përgatitore në Prishtinë, po në këtë qytet qe dhënë persormaca e parë nga gjithsej tri sosh.
Për gjashtë orë kampusi i Universitetit të Prishtinës më 5 shtator qe shndërruar në një shesh artesh. Një vend në të cilin 30 artistë para qyetarëve prishtinas i dhanë përgjigjet e tyre për pyetjen “Në çfarë beson ti?”. Më 12 shtator e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Beograd, në Kalemegdan.
Rrethi mbyllet pra në Cyrih, vendin ku ka filluar më 13 korrik, në kishën Fraumünster.
Nga Kosova në Cyrih krijimet e tyre i prezantojnë artistët: Edona Vatoci, Dardan Zhegrova, Brilant Pireva, Arbër Salihu, Tomor Kuçi dhe Dion Geci.
Disa nga sponzorët kryesorë zviceranë të projektit janë Qyteti i Cyrihut, Kantoni i Cyrihut, dhe fondacionet zvicerane si ‘Walter B. Kielholz Foundation,’ ‘Artlink-SudKulturFonds,’ ‘Migros Kultuprozent’. Ndërsa sponzorët nga Kosova, krahas Ambasadës Zvicerane në Prishtinë janë edhe Komuna e Prishtinës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme dhe programi “Culture for all – Faza e III-të”, Birra Peja, Meridian Express, Trosha, etj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Shtator 2015
- Ora17:00
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit10 Gusht 2025 - 1:40
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie Austria po heq tendat kufitare në Spielfeld dhe Nickelsdorf, ndërsa kalimet e paligjshme dhe kërkesat për...
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri