Kosova
Për katër muaj mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, gati gjysma nga Kosova
Në katër muaj e parë të vitit, Shqipërinë e vizituan mbi 2.5 milionë të huaj.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me 5 për qind.
Gati gjysma e vizitorëve janë nga Kosova teksa ngjashëm me vitin e shkuar, lista pasohet nga italianët e malazezët. Në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në katër muajt e parë të vitit zënë vend edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, nga Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, prilli rezulton si muaji më i mbarë që nga fillimi i vitit për turizmin pasi vendin rezulton ta kenë vizituar gati 900 mijë të huaj, Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, shifra është zgjeruar me gati 9 për qind, shkruan A2cnn.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











