Lajme
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Takimi ka për qëllim prezantimin e kandidatëve të mërgatësnga LDK për zgjedhjet nacionale të 7 qershorit në Kosovë: Niq Krasniqi(Austri), Hysen Sali Cekaj (Gjermani), Robert Ukaj(Zvicër) dhe Albana Tomori Bunjaku (Suedi)
Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Austri fton anëtarët dhe simpatizantët e saj për një takim bashkëbisedues në Vjenë me mërgatën shqiptare, shkruan albinfo.at.
Në njoftimin e partisë dhe kryetarit të LDK-së për Austri, Yll Blakaj, bëhet e ditur se në takim do të jetë i pranishëm edhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni si dhe deputeti austriak dhe miku i shqiptarëve, Andreas Minnich, njëherit kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.
Siç theksohet edhe në njoftim, takimi ka për për qëllim prezantimin e kandidatëve të mërgatës për zgjedhjet nacionale të 7 qershorit në Kosovë: Niq Krasniqi(Austri), Hysen SaliCekaj (Gjermani), Robert Ukaj(Zvicër) dhe Albana Tomori Bunjaku (Suedi).
Takimi mbahet të shtunën, më 23 maj 2026, nga ora 18:00
Adresa: Europahaus, Linzerstraße 429,1140 Ëien
LDK ka paralajmëruar edhe një tubim tjetër me bashkëatdhetarët në Zvicër, më 24 maj në Wintenthur/Zürich , ku pritet të marrin pjesë edhe kandidatja për presidente e LDK-së, znj. Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeminister nga kjo parti, LumirAbdixhiku.


E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













