Kosova
BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve të Kosovës pas 7 qershorit
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se Komisioni Evropian do t’i përdorë informatat për Kosovën nga anketa e fundit rajonale e drejtësisë, që është bërë nga Banka Botërore, për ta matur progresin e reformave që i ka bërë vendi.
Sipas anketës, qytetarët mendojnë se korrupsioni është më i pakët në sistemin e drejtësisë, ndërsa bizneset e thonë të kundërtën. Po ashtu, gjetja tjetër është se besimin në sistemin gjyqësor ka shënuar një rritje prej 6 për qind, në matjet e vitit 2025, krahasuar me ato të 2025në gjykata
Tutje Palatova u shpreh se Unioni Evropian mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, në mënyrë që, sic tha, të ecet përpara me reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE.
Ajo ka deklaruar se BE-ja pret një frymë kompromisi në krijimin e këtyre institucioneve.
“Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura nga ky pyetësor sepse kjo flet për nivelin e efikasitetit, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si po funksionon sistemi i drejtësisë praktikisht. Kjo na jep pasqyrë të pastër dhe të mirë dhe kjo më pastaj futet në raportin vjetor për të gjitha shtetet, përfshirë Kosovën dhe sidomos nga njëra anë vlerësimi dhe në anën tjetër rekomandimet për avokimin tonë, reformat e kërkuara nga palët e ndryshme të interesit të sistemit të sundimit të ligjit për shkak të objektivave afatmesme të Kosovë që të fillojë negociatat për anëtarësim, gjërat thelbësore në këtë drejtim që të përcaktohen nga metodologjia e Komisionit Evropian janë saktësisht grupi 1 që janë fundamentale dhe kjo i mbulon kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ajo, shkruan KP, transmeton albinfo.ch.
Palatova tha se do ta mirëpresin formimin e institucioneve politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku shpresojnë se ky proces mund udhëhiqet nga fryma e kompromisit dhe uron që shumë shpejtë Kosova të ketë institucione të cilat mund t’i çojnë përpara reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












