Lajme
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”
Ai fajëson "rezistencën kulturore në Cyrih kundër tij si mjek italian". Kirurgu kardiak Maisano tani punon në një spital në Milano
Francesco Maisano, ish-drejtori i klinikës kardiake në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ka folur për herë të parë në skandalin mbi vdekjet “e panevojshme” që kanë ndodhur derisa ai drejtonte klinikën. Në një intervistë me një gazetë italiane, ai i hedh poshtë të gjitha akuzat, transmeton albinfo.ch.
Ai për rënien e tij fajëson “rezistencën kulturore në Cyrih kundër tij si mjek italian”. Kirurgu kardiak Maisano tani punon në një spital në Milano.
Nën udhëheqjen e Maisanos, në USZ dyshohet se kanë ndodhur më shumë se 70 vdekje të panevojshme. Raporti i hetimit ngre akuza të rënda kundër kirurgut kardiak italian, duke përfshirë akuzat se ai ka kryer procedura të rrezikshme.
Të ashtuquajturat procedura inovative kardiake janë në qendër të kritikave ndj tij. Sipas një raporti hetimor prej 216 faqesh nga Universiteti i Cyrihut, disa procedura që përdorin sistemin “CardioBand” ishin problematike.
Komplikime serioze ndodhën në 44 implantime, duke përfshirë atakë në zemër dhe dëmtime të arteries koronare. Dy pacientë vdiqën. Për më tepër, raporti thotë se procedura ofronte “vetëm përfitime të kufizuara”.
Maisano kundërshton me forcë: Shkalla e rritur e vdekshmërisë “i atribuohet procedurave kirurgjikale konvencionale” dhe jo metodave inovative.
Kirurgu kardiak gjithashtu mbron shkallën e ndërlikimeve të shkaktuara nga metoda e re. Nga një total prej 4,500 procedurash, vetëm 44 u kryen me CardioBand, përcjell albinfo.ch. Një shkallë ndërlikimesh prej rreth dymbëdhjetë për qind nuk është e pazakontë për teknologjitë e reja.
“Do të vazhdoj në këtë mënyrë”
Si përfundim, Maisano mbron punën e tij pa asnjë dyshim: “Një kirurg matet nga jetët e shpëtuara, jo nga mungesa e rreziqeve. Unë do të vazhdoj të punoj në këtë mënyrë.”
(Foto: USZ)
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













