Shqipëria
Shqipëri: Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e detyrimeve dhe uljen e dënimeve
Nga data 10 qershor 2026, në Shqipëri hyn në fuqi fshirja e borxheve tatimore dhe doganore.
Tatimpaguesit mund të përfitojnë falje 25% të detyrimeve për vitet 2015–2019 nëse paguajnë 75% të borxhit deri më 31 dhjetor, ndërsa për vitet 2020–2024 fshihen gjobat dhe kamatat nëse paguhet 100% e detyrimit deri më të njëjtën datë.
Në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve thuhet:
Në vijim të udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026 “Për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë.
Njoftimi përkatës do t’u përcillet tatimpaguesve elektronikisht nëpërmjet sistemit “e-Filing”.
Pas përfundimit të procesit të hartimit dhe njoftimit të listave, Administrata Tatimore do të vijojë me kompensimin automatik të tepricës kreditore të TVSH-së ose të tatimeve të tjera me detyrimet tatimore të subjekteve.
Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja
- Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014
Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal. - Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
*Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;
*Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht. - Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
Përfitime të tjera të parashikuara nga ligji
Sipas ligjit nr. 86/2025:
- Fshihen detyrimet për subjektet e çregjistruara në QKB ose me vendim gjykate deri më 31.12.2024, pervec kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore;
- Fshihen gjobat për mosdeklarim ose deklarim të vonuar të deklaratave që i përkasin periudhave deri në 31.12.2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30.06.2026;
- Fshihen gjobat për dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare dhe vendimit për destinimin e rezultatit, të llogaritura deri më 31.12.2024;
- Fshihen gjobat dhe interesat e krijuara nga ndryshimet e listëpagesave si pasojë e akteve ligjore/nënligjore me efekt prapaveprues ose vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
- Fshihen gjobat administrative për periudhat deri më 31.12.2024.
Subjektet që nuk përfitojnë
Nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve subjektet që:
- Janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore;
- Janë në proces gjyqësor ose hetimi për vepra penale tatimore dhe/ose doganore gjatë periudhës së zbatimit të ligjit;
- Kanë vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore apo Doganore për detyrimet objekt përfitimi.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











