Keystone
Integrimi
Gjermania vendos: 6 miliardë euro për refugjatët dhe shpall “të sigurta” 3 vendet ballkanike
Koalicioni ka vendosur edhe për shpalljen e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si "shtete të sigurta"
Koalicioni i madh CDU-SPD ka arritur marrëveshjen për të shtuar edhe gjashtë miliardë euro në buxhetin e vitit 2016 me destinim strehimine refugjatëve. 3 miliardë do të jetë më i madh buxheti federal dhe po ashtu tre miliardë ai i landeve dhe i komunave që do të jetë në dispozicion për përkujdesjen dhe strehimin e refugjatëve.
Vetëm për pjesën e mbetur të këtij viti, lihen në dispozicion për çështje të azilit 1 miliard euro.
Kjo është pjesë e pakos për të cilën janë marrë vesh krerët e koalicionit gjatë takimit të mbajtur natën në mes të të dielës dhe të hënës në Berlin.
Krahas shtimit të mjeteve, shefat e partive të koalicionit janë marrë vesh edhe për masa të tjera që shkojnë drejt ashpërsimit të rregullave që duhet t`u përmmbahen azilkërkuesit, shkruan welt.de., transmeton albinfo.ch. Ndër to bën pjesë zëvendësimi i ndihmave në të holla në ndihma “në natyrë” (ushqime dhe artikuj të tjerë në vend të parave).
Do të reduktohen edhe ndihmat për azilkërkuesit pa status “Duldung”
Në kuadrin e marrëveshjes hyn edhe shpallja e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si “shtete të sigurta të prejardhjes”. Për t`u bërë kjo nevojitet ndryshimi i ligjit përkatës dhe i shërben qëllimit për riatdhesimin sa më të shpejtë të refugjatëve që vijnë nga këto shtete. Por, si kundërmasë, gjashtë shtetet e Ballkanit do të fitojnë më shumë të drejta pune në Gjermani për shtetasit e tyre. Sipas masave të reja “ai që mund të dëshmojë një kontratë pune ose kualifikimi/praktike me kushtet e vlefshme në tregun gjerman të punës do të ketë të drejtë pune ose kualifikimi
Megjithë marrëveshjen e arritur në nivelet më të larta të partive, vendimi përfundimtar do të merret më 24 shtator në takimin e përfaqësuesve të federatës me ata të landeve. Ndërsa Parlamenti do të votojë në muajin tetor.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













